Lajme

Arben Ahmetaj humbi 94 mijë euro në një kazino në Maltë! Ish-zv/kryeministri në arrati qindra mijëra euro në kumar për 7 vite me radhë. Cili është burimi i parave?

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka mbajtur nga arratia në Lugano të Zvicrës monologun e tij të katërt për të njëjtin televizion, duke e vizatuar veten e tij si viktimë e persekutimit Rama-Dumani, ndërsa ka denoncuar ato që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë “Rama”.

Për shembull, një nga pyetjet e munguara në intervistë do të ishte; Cili është burimi i 93 mijë eurove që keni shpenzuar në kazinonë Dragonara të Maltës në muajin korrik të vitit 2018? Pse nuk e keni deklaruar këtë shpenzim në ILDKPKI sipas ligjit? Sa shuma të tjera parash keni shpenzuar nëpër kazinotë e Evropës?

Këto dokumente të autoriteteve malteze konfirmojnë faktin se në muajin korrik të vitit 2018, Arben Ahmetaj, i cili në atë kohë ishte ministër i Financave, ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës, një parajsë fiskale, e frekuentuar shpesh nga ai. Në një kohë kur paga e tij si ministër ishte rreth 2 mijë euro, Ahmetaj për një muaj ka shpenzuar 93 mijë euro në bixhoz.

Ahmetaj luante kumar me paratë e dyshuara produkt i aferave me pasuritë dhe paratë publike, bashkë me kunatin e tij, Leonard Mene, të cilin Ahmetaj e kishte emëruar drejtor të investimeve në OSHE. Vëllanë e kunatit, Klodian Mene, e kishte emëruar drejtor të privatizimeve, me të cilin ka kaluar pasuri publike në emër të miqve të tij biznesmenë, siç janë pronat ku është ngritur Latitude dhe qendra tregtare Emerald tek 5 maji, për të cilat SPAK ka hapur një çëshje më vete penale.

Pasioni i Ahmetajt për të shpenzuar qindra mijëra euro në bixhoz është reflektuar përciptazi në dosjen e SPAK për korrupsionin e tij 20-vjeçar, një dosje e kopsitur sipas manualeve të FBI-së, e mbushur me fakte penale për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas dosjes, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e prezantuar veten që në atë kohë si Ministër Financash. Ahmetaj e ka frekunatuar kazinonë nga viti 2015 deri në vitin 2022.

“676.2. Të dhënat e letër porosisë. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqësore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj.

Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana.

Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara.

Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka“, thuhet në dosje.

/Shqip.com