Rozë

Arbana Osmanit i ndodh e papritura pas videos ku Kejvina ushtron dhunë ndaj Luizit

Tensionet në mes të banorëve brenda shtëpisë së Big Brother Albania nuk kanë të ndalur.

Një moment aspak i hijshëm ka ndodhur në mes të dy banorëve të kësaj shtëpie.

Kejvina Kthella e ka goditur me shuplakë banorin tjetër të kësaj shtëpie Luiz Ejllin.

Në spektaklin e së shtunës, publiku ka mundur të ndjek vetëm momentin kur situata mes dyshes është tensionuar, por jo edhe goditjen.

Pas kësaj, Arbana Osmani është duke u përballur me një mal kritikash në rrjetet sociale.

Në fotografitë e fundit që ajo publikoi nga spektakli, komentues të shumtë nuk i kanë kursyer kritikat në hapësirën për komente, duke e pyetur në vazhdimësi se pse nuk është transmetuar momenti i dhunës së ushtruar nga Kejvina.

/Shqip.com