Rozë

Arbana Osmani thumbon “BBV Kosova”

Big Brother Kosova ka filluar mbrëmë.

Getinjo, Ana Kabashi, Vivien Thano, Andi Artani, MC Beka, Edon Shileku, Shota Baraliu, Urim & Alisa, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gjon Karrica, Gresa Hoti, Juliana Nura dhe Stresi, janë pjesë e këtij kasti.

E ky lajm për nisje nuk është pritur edhe mjaftë mirë nga fansat të cilët janë mbështetës të Big Brother Albania.

E për këtë Arbana Osmani ka ngacmuar fansat – ku u pa si thumb ndaj Big Brother Kosova.

“Mirëmëngjesi yje” kështu ua ka uruar këtë ditë ajo për fansat e saj.

Ndryshe nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, “Big Brother Vip Kosova” do të transmetohet çdo të hënë dhe të premte.

14 konkurrentët do të jenë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ndërkohë i njëjti spektakël në Shqipëri përflitet të fillojë më datë 24 dhjetor.

/Shqip.com