Rozë

Arbana Osmani: Olta largohet sonte nga shtëpia e Big Brother VIP Albania

Tashmë ka filluar nata prime e Big Brother VIP Albania.

Arbana Osmani që në hyrje ka treguar se Olta ka vendosur të largohet nga shtëpia.

Arbana tha se pavarësisht se sonte është data 1 prill, që njihet si dita e gënjeshtrave, lajmi për largimin e Oltës është i vërtetë dhe se produksioni nuk guxon të gënjej publikun.

Ndryshe, Arbana ka njoftuar se banorët të shtynë natën finale me 6 maj.

Kujtojmë se tre të nominuarit e javës janë Kesi, Qetsori dhe Antoneta.

/Shqip.com