Rozë

Arbana i uron mirëseardhje në Shqipëri popullit afgan: Do doja t’i përqafoja të gjithë

Arbana Osmani,

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, iu ka uruar mirëseardhje në Shqipëri popullit afgan pas situatës që është krijuar atje.

Ajo ka ndarë një fotografi në Instagram të një nëne afgane me fëmijën në krah, ku shkruan: Do doja shumë t’i përqafoja të gjithë këta njerëz. Mirë se vini.

Përkrahje për popullin afganë kanë shprehur edhe shumë emra tjerë të estradës shqiptare.

Bëhet e ditur se deri më tash, në Shqipëri kanë ardhur 275 qytetarë, prej të cilave 13 janë foshnje.

Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth katër mijë afganë deri në momentin kur të pajisen me dokumentet e nevojshme për lëvizje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, edhe Qeveria e Kosovës, më 16 gusht, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. /Shqip.com