Rozë

Arbana dhe Eduarti bëhen gati për BBV2, çifti shkuan në Portugali enkas për këtë gjë

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj e kanë përmbyllur me sukses katër mujorin e formatit të parë Big Brother Vip.

Ende pa mbaruar mirë formati parë, publiku kishte etje të dinte se kur do fillojë i dyti.

Pas mbarimit të edicionit të parë, trashëgimtaret e Top Channel dhe moderatorja Osmani dhanë lajmin se Big Brother Vip 2 do të fillojë në fund dhjetori ose në fillim të janarit.

Ani pse ende ka kohë deri tek fillimi, çifti simpatik kanë filluar përgatitjet.

 Arbana dhe Eduarti kanë postuar disa foto teksa ndodhen në Lisbon të Portugalisë.

Aty ata kanë vizituar shtëpinë e madhe të “Big Brother” ku siç duket nga fotot që moderatorja ka ndarë me ndjekësit në profilin e saj në Insta Story duket një shtëpi shumë e madhe.

Regjisori Eduart Grishaj ndodhet në ambientin e regjisë në videot e Arbanës ku po mëson “truke të reja” të cilat do ti shërbejnë për këtë sezon të dytë. 

Duke parë interesimin e madh për këtë format presim rezultat akoma më të mirë se në të parin./Shqip.com