Sport Ndërkombëtar

Arb Manaj transferohet në Kroaci

Arb Manaj

Nga Turqia – rrugëtimin do e vazhdojë në Kroaci.

Arb Manaj – është prezantuar si lojtar i  Slaven Belupo.

Sulmuesi nga Kosova – ka nënshkruar kontratë dy vjeçare – me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Pas zyrtarizimit – ai tha se “jam i lumtur që kam nënshkruar kontratë me Slaven Belup. Unë di gjithçka për ligën dhe klubin. Kam folur shumë me Hoxhon, me të cilin tashmë kam luajtur në kombëtaret e të rinjve të Kosovës, kështu që pak a shumë më ka shpjeguar gjithçka”.

Teksa, shtoi se “besoj se do të përshtatem shpejt me skuadrën dhe do ta ndihmoj të arrijë rezultatet më të mira të mundshme me lojërat e mia. Kam disa ditë që stërvitem me skuadrën dhe tani më në fund kanë përfunduar ana teknike, kështu që mund t’i përkushtohem plotësisht futbollit”.

24 vjeçari – së fundi ishte pjesë e kategorisë së dytë të futbollit turk, te Keciörengücü.

Ndërsa, karrierën e kishte nisur në Kosovë – ku u paraqit për KF Dukagjinin dhe KF Trepça 89./Shqip.com