Araujo nuk e tradhton Barcelonën

Pas tij ishte vënë Manchester United.
I ofruan pagë më të lartë.
Por, Ronald Araujo ka vendosur që të mos largohet nga “Camp Nou”.
Qendërmbrojtësi uruguain dhe Barcelona kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës.
Këtë lajm e ka konfirmuar Fabrizio Romano.
“Takimi pozitiv sot në Barcelonë me agjentin e tij dhe drejtorin sportiv Mateu Alemany për të diskutuar marrëveshjen e re për Araújo. Marrëveshja tani është vendosur për t’u përfunduar, është vetëm çështje e detajeve përfundimtare dhe do të nënshkruhet së shpejti”, ka shkruar ndër të tjera Romano.
23 vjeçari është shndrruar në një nga futbollistët kryesorë të Barçës.
Ai është startues i padisktueshëm – në repartin defanziv – ku ka zhvilluar 23 paraqitje në La Liga dhe tri në Europaligë.

Teksa, është autor i katër golave.
Shtatëgjati veçohet për shpejtësinë dhe përgaditjen e lartë fizike – dhe po pëlqehet shumë edhe nga trajneri, Xavi Hernandez.
Paraqitjet e mira me blaugranët – kanë bërë që Araujo të pranojë ftesë edhe nga kombëtarja e Uruguait – ku po ashtu është titullar. /Shqip.com