Sport Ndërkombëtar

Araujo lirohet nga spitali – pas lëndimit që pësoi në kokë

Ronald Araujo pësoi një lëndim në kokë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Celta Vigo-s.

Ai u përplas me bashkëlojtarin tij, Pablo gavin, dhe u detyrua që të largohej nga fusha përmes ndihmës së shpejtë drejt spitalit.

Uruguajani u lirua sot nga spitali para pak minutash, njofton klubi i Barcelonës në Twitter.

“Testet plotësuese të lojtarit të ekipit të parë Ronald Araujo kanë rezultuar me sukses dhe ai ka dalë nga spitali. Evolucioni do të shënojë disponueshmërinë e tij.”, shkroi klubi.

Përndryshe, Barça triumfoi me rezultat 3:1, me dy gola të Aubameyang dhe Depay që shënuan për vendasit.

Kurse, për mysafirët rrjetën e gjeti sulmuesi spanjoll, Iago Aspas. /Shqip.com