Sport Ndërkombëtar

Arabia Saudite synon edhe një yll të Ligës Premiere

Saudi Arabian flag in stadium field with soccer football

Transferimi i pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo te “gjigantët” arabë të Al-Nassr shkaktoi jo pak “zhurmë” gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe me afrimin e verës ekipet arabe tashmë janë “hedhur” në sulm për të afruar në kampionatin e tyre lojtarë me eksperiencë e tepër të njohur në futbollin evropian.

Një ndër lojtarët që ka marrë një ofertë për të vazhduar karrierën e tij në Arabinë Suadite është dhe “kolosi” i mbrojtjes së “bluve” të Chelseas, Kalidou Koulibaly, i cili kërkohet nga ekipi, Al-Hilal.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, arabët i kanë bërë një ofertë konkrete “londinezëve” për kartonin e mbrojtësit senegalez, teksa ende nuk është bërë me dije asnjë detaj rreth kontratës që mund të përfitojë lojtari apo shumë që mund të përfitojë Chelsea.

/Shqip.com