Teknologji

Apple ua ofron falas përdoruesve një veçori që kushtonte 99 dollarë

Apple/ilustrim

Apple nuk do të kërkoj më abonim vjetor prej 99 dollarësh për të testuar versionet më të fundit beta të zhvilluesve që do të thotë se çdokush mund të regjistrohet dhe të shkarkojë versionin më të fundit të softuerit Apple plotësisht pa pagesë.

Kjo përfshin versionet beta të zhvilluesve për iOS 17, iPadOS 17, si dhe macOS Sonoma dhe ëatchOS 10.

Fillimisht ata që duan të testojnë softuerin(ët) e rinj, thjesht mund të regjistrohen për Programin e Zhvilluesve të Apple me ID.

Pas kësaj, përdoruesit do të jenë në gjendje të regjistrohen dhe shkarkojnë versionet beta të zhvilluesve, pa pritur lançimin publik të beta.

Niveli i ri përfshin gjithashtu aksesin në mjetet e zhvilluesve Xcode, testimin në pajisje dhe lëshimet beta, si dhe aksesin në Forumet e Zhvilluesve të Apple dhe Asistentin e Feedback-ut për raportimin e gabimeve.

Llogaritë e zhvilluesve me pagesë marrin një sërë përfitimesh dhe mbështetjesh të tjera nga Apple, si dhe shpërndarjen e aplikacioneve në App Store.

/Shqip.com