Teknologji

Apple sërish varet nga Samsung për prodhimin e iPhone 15

Mediat ndërkombëtare të teknologjisë kanë raportuar se gjiganti amerikan Apple i ka dhënë dritën jeshile Samsung-ut për të filluar prodhimin e paneleve OLED për të katër modelet e ardhshme të iPhone 15.

Kompania amerikane ka marrëveshje për prodhimin e ekraneve OLED edhe me dy kompani; LG dhe BOE.

Mirëpo, raportohet se BOE është prapa planit të paraparë për furnizimin me ekrane, pasi ka probleme me rendimentin.

Shumica e paneleve që dalin nga fabrikat e BOE, kanë rrjedhje të lehta rreth prerjes për të ashtuquajturin Dinamik Island.

Nëse ato nuk trajtohen siç duhet, Samsung mund të përfundojë aktualisht i vetmi furnizues OLED për Apple.

Disa madje besojnë se BOE do të lihet jashtë kontratës këtë vit dhe të njëjtat do të njëjtën sasi të paraparë, do ta marrë përsipër Samsung.

/Shqip.com