Teknologji Auto

Apple rrit përpjekjet për projektin e saj të automjeteve autonome

Gjiganti i teknologjisë Apple ka rritur përpjekjet për testimin e automjeteve autonome dhe një nga masat e marra është edhe shtimi i numrit të ekipit të testimit në vitin 2024, pavarësisht se projekti Apple Car, mbetet i mbërthyer fort në neutral.

Megjithëse projekti nuk po përparon siç pritej, Apple duket e vendosur të mbajë në jëtë planin për krijimin e automjeteve autonome.

Vitin e kaluar bëri bujë të madhe lajmi se Apple mblodhi ekipin më të madh të testuesve të automjeteve autonome.

Numri i tyre arrinte në mbi 200. Megjithatë, menjëherë pas kësaj mbledhje, kompania i zvogëloi përpjekjet në mënyrë të konsiderueshme, duke lënë shumë njerëz të pyesin për fatin e projektit Apple Car, shkruan GSM Arena, përcjellë Shqip.com.

Por, me fillimin e vitit 2024, Apple po bën sërish lëvizje në arenën e automjeteve autonome.

Sipas raporteve të fundit, Apple ka rritur numrin e shoferëve testues në 162, një tregues i angazhimit të ripërtërirë për të përsosur teknologjinë e drejtimit autonom. Kompania krenohet me një flotë prej 68 automjetesh autonome që aktualisht i nënshtrohen testeve rigoroze.

Vlen të kujtojmë se në vitin 2022, kishte spekulime të përhapura se Apple mund të lëshonte automjetin e vet elektrik deri në vitin 2026.

Ngazëllimi ishte i lartë dhe entuziastët prisnin me padurim çdo përditësim mbi përpjekjet e Apple për automobilistikë. Megjithatë, ndërsa hymë në vjeshtën e vitit 2023, ato shpresa filluan të zbeheshin.

Aktualisht Tesla është në krye të teknologjisë me veturat autonome përmes sistemit të saj Autopilot, por që i njëjti u përball me telashe e me shumë polemika.

Kompani si Waymo e Alphabet dhe General Motors’ Cruise gjithashtu ka bërë përparime të rëndësishme në automjetet autonome, me programe të gjera testimi dhe rezultate të.

Edhe prodhuesit tradicionalë të automobilave si Ford dhe BMW kanë hyrë në betejë, duke synuar të sjellin makinat vetë-drejtuese te masat në vitet e ardhshme.

/Shqip.com