Teknologji

Apple raportohet se ka gjetur zgjidhje për mbinxehjen e telefonave

Pas shumë problemeve me mbinxehjen në serinë e iPhone 15 e që Apple pranoi që faji është tek optimizimi i dobët i softuerit në iOS 17, kompania me qendër në Cupertino, ka filluar ti marrë masat e para.

Fillimisht uli nxehjen e tepërt me lëshimin e versionit iOS 17.0.3, por tash kompania amerikane, mund gjejë një zgjidhje harduerike në serinë e ardhshme iPhone 16, shkruan GSM Arena, raporton shqip.com.

Bazuar në disa informacione, Apple po shqyrton në mënyrë aktive zëvendësimin e ftohësit të bakrit në iPhone 15 me një zgjidhje grafeni për iPhone 16.

Grafeni ofron përçueshmëri termike superiore në krahasim me bakrin dhe duhet të jetë një përmirësim i dukshëm në iPhone-ët e vitit të ardhshëm.

/Shqip.com