Teknologji

Apple do ta hapë dyqanin e parë në Indi

Foto ilustruese

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook pritet të hapë dyqanin e parë të kompanisë në Indi të martën, në qytetin Mumbai.

Ai gjithashtu do të marrë pjesë në hapjen e një dyqani të dytë në kryeqytetin Delhi të enjten.

Deri më tani, produktet e Apple kanë qenë të disponueshme në Indi ose në internet ose përmes një rrjeti të gjerë të ri-shitjes së produkteve.

Të hënën, Cook shkroi në Twitter se ai “mezi pret të mirëpresë” klientët në dyqanin e ri në Mumbai, shkruan CNBC.

Më herët gjatë ditës, Apple iu kishte dhënë disa blogerëve dhe analistëve një pamje paraprake të dyqanit, i cili ndodhet në një lagje luksoze të qytetit.

Dizajni i dyqanit është frymëzuar nga taksitë zi-verdhë që janë kudo në Mumbai.

/Shqip.com