Ekonomi

Apple bëhet kompania e parë me vlerë mbi 3 trilionë dollarë

Sa ishte pjesë e klubit të 2 trilionë dollarëve, Apple e ndante me gjigantin tjetër Amerikan Microsoft që aktualisht vlerësohet me 2.5 trilionë dollarë.

Apple ditën e Hënë u bë kompania e parë që arriti një vlerë prej 3 trilionë dollarësh. Në ditën e parë të tregtimit të aksioneve për 2022, aksionet e kompanisë së Silicon Valley kapën vlerën e 182.88 dollarë dhe dërguar vlerën e përgjithshme të kompanisë në 3 trilionë dollarë.

Kompania më me vlerë në botë arriti një objektiv madhor ndërsa investitorët besojnë se konsumatorët kanë për të shitur dollarët e tyre për iPhone, MacBook dhe shërbime si AppleTV dhe Apple Music.

Sa ishte pjesë e klubit të 2 trilionë dollarëve, Apple e ndante me gjigantin tjetër Amerikan Microsoft që aktualisht vlerësohet me 2.5 trilionë dollarë.

Alphabet, Amazon.com dhe Tesla kanë vlerë tregu mbi 1 trilionë dollarë. Ndërsa e vetmja kompania jo-teknologjike është gjigandit Saudit i Naftës Aramco me 1.9 trilionë dollarë.

Që kur themeluesi i Apple Steve Jobs lançoi iPhone në 2007, aksionet janë rritur me 5,800% dhe nën drejtimin e Tim Cook ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe qëndrueshme të të ardhurave.

Në Kinë, tregun më të madh në botë të smartfonëve, Apple vazhdonte të udhëhiqte duke mundur rivalët Vivo dhe Xiaomi për muajin e dytë me radhë. /Shqip.com