Lajme

Apeli vërteton vendimin e Themelores për pezullimin e vendimit të ZRRE-së lidhur me shtrenjtimin e rrymës

Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për çështjen administrative, me të cilin kjo e fundit kishte pezulluar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Apeli e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e të paditurës ZREE-së, raporton ‘’Betimi për Drejtësi’’.

“Refuzohet si e pabazuar  ankesa e të paditurës –kundërpropozueses ZRRE, e datës 26.04.2022, ndërsa Aktvendimi  i Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti për Çështje Administrative i datës 08.04.2022, vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 8 prill 2022 kishte aprovuar si të bazuar propozimin e paditëses/ propozueses Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe kishte pezulluar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja për energji elektrike.

Paraprakisht, ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike./SHQIP.com