Lajme

Apeli kthen në rigjykim rastin e Shaban Gogajt

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt.

Apeli ka gjetur se ankesa e Prokurorisë së Gjilanit është a bazuar duke e kthyer në pikën zero rastin në fjalë.

“Gjykata e Apelit me aktvendimin PAKR.nr.103/2023, të datës 23.03.2023, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë dhe çështja i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në njoftim.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë të Departamentit për Krime të Rënda, PKR.nr.43/2019 të datës 14.12.2022, i akuzuari Sh.G. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasje nga pakujdesia nga neni 181 të KPK dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, ndërsa i akuzuari I.C. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, ashtu që i akuzuari Sh.G. është gjykuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj.

Ndryshe, Agonis Tetaj ishte vrarë në lokalin “Gogaj Ag” në Deçan, ku ai ishte punëtor – për vrasjen e tij po ngarkohet djali i pronarit të kompanisë, Shaban Gogaj.

/Shqip.com