Lajme

Apeli i GJKKO lë në burg, Erion Veliajn, çfarë informacionesh u mblodhën në dy muaj

Apeli i GJKKO lë në burg Erion Veliajn, SPAK ka kryer 114 veprime hetimore për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Mësohet se në seancën e sotme Gjykata e Posaçme u njoh me informacionin dy mujor dhe veprimet hetimore të kryera nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme, nga ana e saj ka deklaruar se gjatë kësaj kohe janë kryer 114 veprime hetimore që lidhen me dosjen ndaj Veliajt.

Veliaj prej dy muajsh mbahet i izoluar në ambientet e paraburgimit të Durrësit i akuzuar për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Erion Veliaj i ka kërkuar gjykatës që të njihet me dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) si dhe ka kërkuar që ndaj tij të hiqet masa e sigurisë “arrest me burg” dhe të caktohet një tjetër masë lehtësuese sigurie.

/Shqip.com