Lajme

AP: Refugjatët afganë në Bondsteel protestojnë

Foto: AP

Verën e kaluar, të vitit 2021, shumë afganë u evakuuan nga shteti i tyre për të shpëtuar së rëni në duart e talebanëve.

Për disa nga ta, të strehuar në Kosovë, në disa çadra dhe banesa të përkohshme në bazën amerikane të Bondsteel-it në Ferizaj, procesi i shkuarjes në Shtetet e Bashkuara ka ngecur apo edhe ndoshta ka përfunduar fare, shkruan Associated Press gjatë ditës së premte.

Ndonëse më shumë se 78 mijë afganë kanë mbërritur në SHBA për rivendosje që nga gushti, e ardhmja për ata që janë vënë për verifikim shtesë të sigurisë dhe po mbahen në kampin Bondsteel, në shtetin e vogël të Kosovës, mbetet në ajër.

Pamjet: AP

Mirëpo, SHBA-ja nuk do t’i detyrojnë dhjetëra persona që po strehohen aty të kthehen në Afganistan, pasi mund të përballen me hakmarrje.

Zhgënjimi i tyre po rritet dhe si pasojë disa afganë në bazën amerikane, ndërmorën hapin e pazakontë këtë javë duke organizuar një protestë, me mbajtjen e pankartave dhe mesazheve të tilla si “Ne duam drejtësi”, “Fëmijët dhe gratë po vuajnë”, sipas fotove të dërguara në AP.

“Ata thjesht vazhdojnë të përsërisin të njëjtat gjëra, se kjo kërkon kohë dhe ne duhet të jemi të durueshëm”, tha një nga afganët, Muhammad Arif Sarwari, në një mesazh me tekst nga baza.

Ankesat e tyre kanë hapur një dritare në aspektin e evakuimit dhe zhvendosjes së afganëve, të cilët deri më tani kanë marrë pak vëmendje nga autoritetet amerikane dhe nga Qreveria e Kosovës.

Sarwari, një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës me qeverinë afgane, tha se në Bondsteel janë rreth 45 persona, që përfaqësojnë rreth 20 raste individuale të vizave.

Administrata e Bidenit nuk do të japë detaje, por pranon se disa nga të evakuuarit nuk ia dolën ta kalojnë atë që e quan “një proces shqyrtimi dhe verifikimi me shumë rigorozitet”, dhe nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA.

Pamjet: AP

“Ndërsa shumica dërrmuese e të evakuuarve afganë janë pastruar përmes këtij procesi, numri i vogël i individëve që janë mohuar janë shembuj të sistemit që funksionon saktësisht siç duhet”, tha Sean Savett, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në total, rreth 600 afganë kanë kaluar nëpër Bondsteel, sipas Qeverisë së Kosovës, e cila fillimisht autorizoi përdorimin e bazës për të evakuuarit për një vit, por së fundmi ra dakord ta zgjasë atë deri në gusht të vitit 2023.

Kosova, e cila fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 me mbështetjen e SHBA-së, ka dhënë gjithashtu pak informacion për afganët në Bondsteel, duke përmendur privatësinë e refugjatëve. Kryeministri Albin Kurti përmes një deklarate ka thënë se qeveria është krenare për rolin e saj në sigurimin e strehimit të përkohshëm për ta.

Afganët janë vendosur në një seksion të Bondsteel të quajtur Camp Liya, i quajtur sipas një fëmije afgan që iu dorëzua marinsave amerikanë mbi një gardh në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Hamid Karzai’ gjatë evakuimit, sipas një botimi ushtarak amerikan. /Shqip.com