Kulturë

Anxhela Peristeri, një nga vokalet më të mira të Eurovision 2021

Anxhela Peristeri është nominuar si një nga pesë vokalet më të mira të Eurovision 2021.

Eurovision ka shpallur pesë artistë si pesë vokalet më të mirë të edicionit të fundit. Anxhela renditet së bashku me Gjon’s Tears, këngëtarin shqiptar që përfaqësoi Zvicrën, Destiny (Malta), Eden Alene (Izrael) dhe The Black Mamba (Portugali).

Eurovision njofton se artisti/ja fitues/e do të shpallet përmes komenteve në postim.