Rozë

Anxhela Peristeri: Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovizion!

Këngëtarja shqiptare ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit.

Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar në “Natën me Aulonën”, ku ka folur pa doreza.

Padyshim që ajo ka folur edhe për Eurovisionin ku lidhur me këtë temë ka lëshuar deklaratën e fortë.

“Do përfaqësoja vetëm Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestruar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime. Por do më pëlqente”, tha Anxhela.

Ku i dihet ndoshta edhe ndodh, rikujtojmë se Anxhela karrierën e saj e ka nisur në Greqi.

Përndryshe, vitin e kaluar ajo ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Karma”./Shqip.com