Lajme

Anulohet seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Politikani serb, Oliver Ivanoviq.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë,  është anuluar seanca e së martës për vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Gjykatësi Kurtaj njoftoi se arsyeja e anulimit të kësaj seance është bërë për shkak se nuk është arritur të sigurohen dëshmitarët, raporton Betimi për Drejtësi.

Kujtojmë se një javë më parë, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet MM, i nacionalitetit serb, me urdhër të Zyrës Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Seanca fillestare për rastin e Oliver Ivanoviçit  ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

/Shqip.com