Anulohet miqësorja mes Juventus dhe Milan, kjo është arsyeja
Publikuar:
(19.07.2021 21:52:45)

Është anuluar miqësorja mes Milanit dhe Juventusit e planifikuar të luhej më 24 korrik, shkruan Shqip.com.
Kjo pasi “Rossonerët” në vend të kësaj, do të përballen me Modenan.
Dy gjigandët italian pritej të matnin forcat e tyre pak para fillimit të edicionit të ri të Serie A.
Dy ekipet nuk mund të dakordoheshin për këtë miqësore, derisa të hënën u njoftua se ndeshja nuk do të zhvillohet.
Stefano Pioli së bashku me ekipin e tij në vend të kësaj do të presin Modenën në “Milanello” më 24 korrik./Shqip.com