Lajme

Anulohet lundrimi i trageteve nga Durrësi në drejtim të Barit dhe anasjelltas

Kompanitë e lundrimit kanë anuluar lëvizjen e trageteve nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

Kjo ka ardhur për shkak të stuhisë detare dhe dallgëzimit deri në 8 ballë.

Pritet që lundrimet të rifillojnë ditën e nesërme dhe pasagjerët do të rimbarkohen.

Ata të cilët dëshirojnë të anulojnë udhëtimin e tyre, do të marrin mbrapsht paratë e paguara për biletën.

/Shqip.com