Rozë

Anulohet emisioni i Einxhel Shkirës në ‘Top Channel’? Reagon moderatorja

Einxhel Shkira është duke vazhduar të jëtë në qëndër të vëmendjes që nga dalja nga Big Brother VIP.

Kjo pasi ajo ka fituar një emission në Top Channel dhe ka disa muaj që është përfolur se ai tashmë është anuluar.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar tek emisioni i Roza Latit “Why Not”.

Aty ajo pati mundësinë të sqaronte njëherë e mirë zërat se emisioni që ju premtua nga ‘Top Channel’ do të realizohej apo jo.

Einxhel ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet se emisioni nuk do të bëhet duke lajmëruar se fillon në shtator.

Kauza është e njëjta me atë që tregoi brenda shtëpisë,ku do ti vijë në ndihmë vajzave që duan të realizohen në jetë, bursa dhe pavarsinë e grave pa mbështetje.

Emisioni do të ketë edhe të ftuar ku pritet të shihen si inspirim nga femrat që kërkojnë ndihmë dhe për emrin nuk ka dashur ta flasë ende.

” Shumë pyetje dhe mesazhe më kanë ardhur për emisionin dhe unë jo se nuk kam pasur një përgjigje, e kam pasur. Kam dashur kohën time që t’i diskutoj gjërat, kohën time që të pushoj dhe nuk jam marrë që të jap një përgjigje, kjo është hera e parë që unë po jap një përgjigje shumë ekzakte. Emisioni fillon në shtator. Kauza për të cilën unë luftova brenda do jetë shtylla kryesore e emisionit, pra bursat për vajzat, plotësimin e nevojave të tyre për vajzat që duan të realizohen në jetë, për gratë që duan të jenë të pavarura por nuk e kanë pasur një përkrahje ose nuk e kanë shpirtin aq luftarak sa dikush tjetër që i ka vënë shkelmin çdo pengese dhe ja ka arritur. Ne duam të jemi dora që do t’i ndihmojë, dera ku mund të trokasin dhe kjo është shtylla kryesore. Në ditët në vijim do informohen ku mund të drejtohen, kush do jetë pika jonë e kontaktit. Patjetër që do kemi të ftuara dhe ajo që unë kam kuptuar është që këto vajza kanë pafund nevojë për shembuj inspirimi.”, tregoi Einxhel Shkira.”

Aktualisht Einxhel po shijon lidhjen me Dj Dagz, me të cilin u njohën brenda shtëpisë së famshme aty ku edhe nisi gjithçka mes tyre./Shqip.com