Lajme

Anulohen aktivitetet e “Defender Europe ‘23”

Defender Europe 23

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka njoftuar se për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parapara në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, janë anuluar.

Nga 21 maji, Kosova është bërë nikoqire e stërvitjeve më të mëdha ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”, [Mbrojtësi i Evropës 2023].

Është paraparë që këto stërvitje të zgjasin deri më 2 qershor.

Protestat në veri të vendit pritet të vazhdojnë edhe sot në Zveçan, Leposaviç e Zubin Potok.

/Shqip.com