Lajme

Anulimi i mbledhjes së përbashkët, Arifi: Shqipëria dëgjoi parimet e familjes euro-atlantike

Politologu, Dritëro Arifi
Politologu, Dritëro Arifi

Politologu, Dritëro Arifi ka thënë se veprimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për anulimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive ka qenë në përputhje me interesat e fuqive të mëdha.

Ai ka thënë se një shtet anëtari NATO-së (Shqipëria është vend anëtarë i NATO-s) apo BE-së nuk ka sovranitet të plotë dhe funksionin në bazë të rregullave dhe parimeve të këtyre institucioneve.

“Asnjë shtet kur është anëtar i NATO-s dhe BE-së nuk ka sovranitet të plotë, funksionon në bazë të rregullave dhe parimeve që i takon familja euro-atlantike. Këtë rast Shqipëria i ka dëgjua parimet e familjes euro-atlantike sepse normalisht do të ishte kundër interesave të fuqi të mëdha”, tha Arifi, raporton Tëvë 1.

Arifi tha se problemi nuk është të Shqipëria, por në territorin e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës.

Ai tha se kryeministri Kurti nuk po i merr parasysh mesazhet politike siç janë mos- pjesëmarrje ambasadorëve në pritjen e organizuar për Ditën e Çlirimit.

Po ashtu, Rama ka bërë të ditur se ka anuluar mbledhjen e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai këtë e ka arsyetuar me situatën aktuale dhe raportet e Kosovës me ndërkombëtarët.

/Shqip.com