Anulimi i festivalit “Sunny Hill”, Sahatçiu: Prishtina e ka hapë zemrën për Duan

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Sahatçiu ka thënë se festivali duhet të mbahet në Prishtinë, dhe çfarëdo aventure tjetër politike është e pa pranueshme.
Sahatçiu, e quan Prishtinën si shtëpinë e këngëtarës së njohur Dua Lipa.
“Sunny Hill Festival duhet të mbahet në Prishtinë. Shtëpia e Duas është Prishtina. Prishtina e ka hapë zemrën për Duan. Çfarëdo aventure tjetër politike është e papranueshme”, shkroi Sahatçiu.
Organizatori i festivalit Sunny Hill dhe babai i këngëtarës Dua Lipa, Dukagjin Lipa ka njoftuar se ky festival nuk do të mbahet në Prishtinë.
Sipas Lipës, kjo ka ardhur si rezultat i pengut të politikbërjes në kurriz të festivalit dhe të rinjëve të Kosovës.
Festivali “Sunny Hill”, pritet të mbahet në Tiranë./Shqip.com