Rozë

Antonela tregon cilët banorë janë fallco sipas saj

Antonela Berisha edhe pas daljes nga BBV po jep komente për banorët e shtëpisë.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “E diell”, teksa është pyetur se cilët nga banorët janë më fallco.

Bukuroshja nuk është kursyer, derisa ka përmendur dy emra.

Iliri

“A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht.

“Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje”, është shprehur ajo.

Berisha ndërkaq u bë e njohur për shkak të pjesëmarrjes së saj në ‘Përputhen’./SHQIP.com