Rozë

Antonela bën deklaratën e papritur për Mevlanin

Ledjana-Mevlani-Antonela ishte trekëndëshi më i përfolur në mediat rozë dhe rrjetet sociale derisa të tre ishin pjesë e programit “Për’puthen”.

Tre protagonistët e “Për’puthen” 2, pothuajse çdo puntatë krijonin skena jo të zakonshme, herë xhelozie e herë lumturie, shkruan Shqip.com.

Ishte e rrallë që dy vajza të ziheshin për një mashkull, ndaj dhe Ledjana dhe Antonela thyen tabutë duke shprehur haptazi të dyja pëlqimin e tyre për Mevlanin para miliona shikuesve.

Pas përfundimit të programit, Mevlani dhe Ledjana zgjodhën njëri tjetrin duke dalë nga emisioni si çift, ndërsa Antonela vazhdoi e vetme pa ndërhyrë.

Turning back time, Mevlani is surprised by the choice between Ledjana and  Antonela | Kosovo Now
Ledjana-Mevlani-Antonela

Por, lidhja e Ledjanës me Mevlanin nuk zgjati shumë. Dyshja i dhanë fund lidhjes që kishin krijuar, siç kanë thënë dhe vetë protagonistët, pasi nuk gjetën “një gjuhë të përbashkët”.

Pas ndarjes, Mevlani nisi të shoqërohej me Antonelën, të cilët nganjëherë u shfaqën në shoqërinë e njëri tjetrit dhe në intervista.

Dicka duket se ka ndërruar sërish mes raportit të Mevlanit dhe Antonelës sepse kjo e fundit bëri deklaratën më të papritur ndonjëherë.

Një nga ndjekësit e saj kishte vënë re se ajo nuk ndjek më Mevlanin në rrjetin social Instagram dhe e pyeti pse ishte kështu.

Ajo iu përgjigj se e hoqi nga lista e njerëzve që ndjek sepse “është askushi për të”.

Ende nuk dihet nëse dyshja kanë prishur miqësinë apo ky veprim i Antonelës ishte sa për pak vëmendje./SHQIP.com