Lajme

Antiterrori, RENEA dhe njësia Antieksploziv zbarkojnë tek ambasada e Iranit në Shqipëri

Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit si shkak i sulmeve kibernetike që Irani ka kryer mbi Qeverinë Shqiptare gjatë korrikut.

Teksa përfundon afati prej 24 orësh që u la për stafin e ambasadës së Iranit për tu larguar nga Shqipëria, duket se incidenti i parë është shënuar.

Siç raporton abc.news.al, dyshohet se stafi ka refuzuar që të dorëzojë në mënyrë diplomatike ish-godinën ku qëndronin.

“Gjendur në këtë situatë Antiterrori, RENEA dhe njësia Antieksploziv do kontrollojnë godinën ku ishte ambasada e Iranit”, thuhet nw tekst.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, stafi i ambasadës së Iranit, dyshohet se ka djegur shumë dokumente konfidenciale për të mos lënë gjurmë të dyshimta pas.

Shqipëria me 15 korrik ka përjetuar sulmin më të madh kibernetikë në historinë e saj, i cili paralizoi të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.

Kryeministri Rama, në atë periudhë pat deklaruar se ky sulm nuk është një ndërhyrje kibernetike e cila mund të bëhet nga njerëz të zakonshme por ka dyshime për dy shtete dhe sa po te ketë prova shteti do të marrë masa./Shqip.com