Lajme

Antidroga me aksion të madh në Prishtinë, arrestohen disa të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar disa të dyshuar gjatë një operacioni policor në qytetin e Prishtinës.

Në rrugën “Ernest Koliqi” është ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit të dyshuarit janë gjetur 1100 euro dhe 3 telefona. Ndërkaq, kur kanë arritur njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit, aty kanë qenë edhe dy persona tjerë.

Policia njofton se njëri nga të dyshuarit ka filluar të ikë dhe ka gjuajtur në oborrin e fqinjit një qese me drogë. Ai është kapur më pas.

“Fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMË, ngjyrë e bardh me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale (Y.A.) 1997 ku gjatë kontrollit të tij në trup i janë gjetur para të gatshme (1100 euro) dhe tre (3) telefona (IPHONE). Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram. Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arrit që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur me iniciale (F.H.) 1998, ku gjatë kontrollit të tij është gjet një Sprej me mbishkrim “Nato” një telefon (IPHON) dhe 120 euro para.”

Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit, Y.A, janë gjetur  dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim: 10 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram; 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram; 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram; 1 qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram; 14 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram; 1 armë zjarri me një karikator dhe tre fishek; 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram; 2 peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla; Para të gatshme (56.90) euro; 15 copë fishek; 2 këllëfë të revoles; 1 kuti e armës me mbushës dhe një karikator; 9 telefona celular.

Ndërsa gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim: 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr); 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.); 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr; 1 granatë dore.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor të antidrogës nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e  Trafikimit me Narkotik, rajoni i Prishtinës pas një hetimi disa mujor në rastin e koduar “GOLFI” në drejtim të veprës penale shitblerje të substancave narkotike, me datën 13.01.2024 rreth orës 19:00, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera rajonale kanë realizuar një operacion policor në qytetin e Prishtinës.

Fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMË, ngjyrë e bardh me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale (Y.A.) 1997 ku gjatë kontrollit të tij në trup i janë gjetur para të gatshme (1100 euro) dhe tre (3) telefona (IPHONE).

Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram. Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arrit që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur me iniciale (F.H.) 1998, ku gjatë kontrollit të tij është gjet një Sprej me mbishkrim “Nato” një telefon (IPHON) dhe 120 euro para.

Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur  dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim :

 Dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram.

 Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram.

 Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram.

 Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram.

 Katërmbëdhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram.

 Një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek.

 Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram.

 Dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla.

 Para të gatshme (56.90) euro.

 Pesëmbëdhjete copë fishek.

 Dy këllëfë të revoles.

 Një kuti e armës me mbushës dhe një karikator .

 Nëntë telefona celular.

Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim:

 Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr).

 Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.)

 Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr.

 Një granatë dore.

Në vend të ngjarjes ka dalë forenzika rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova materiale.

Në kuadër të këtij operacioni është kontrolluar edhe një banesë në rr. “Bedri Berisha” në Prishtinë, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës.

/Shqip.com