Art Jetese

Antibiotikët natyralë që luftojnë infeksionet e trupit

Kërpudhat, viruset , bakteret e të gjitha mikroorganizmat e huaja janë përgjegjëse për infeksionet e ndryshme e jo vetëm.

Zakonisht këto sëmundje luftohen me antibiotikë, por këta të fundit mund të shkaktojnë myk, më poshtë gjeni të renditur të gjithë antibiotikët natyralë që luftojnë infeksionet pa asnjë efekt anësor.

Kosi

Probiotikët e kosit janë idelaët për luftimin e Candida, mikroorganizmi që shkakton infeksionet vaginale. Nëse vuani nga ky problem duhet të përfshini kosin në regjimin ushqimor.

Vaji i pemës së çajit

Nëse problemi juaj lidhet me thonjtë e mykur, WebMD rekomandon lyerjen e thonjve me vajin e pemës së çajit. Aplikojeni vajin dy herë në ditë.

Hudhra

Hudhra është antibiotiku natyral më i fuqishëm që ka fuqinë të luftojë disa lloje infeksionesh e bakteresh. Nëse vuani nga myku i këmbëve duhet të aplikoni kompresa të njomura me ujë të ngrohtë ku në të janë shtypur hudhra të pagatuara. Ndërrojini hudhrat çdo 3-5 orë.

Uthulla e mollës

Për ata që mbajnë proteza, stomatiti i protezës mund të jetë një problem i madh. Ajo që duhet të bëni është të zhysni protezat tuaja në uthull molle 4 për qind acid maleik pasi kjo gjë do të shmangë krijimin apo grumbullimin e mikroorganizmave që shkaktojnë probleme, shkruan Living.

Çaj jeshil

WebMD thotë se çaji jeshil funksionon, por do të duhet shumë kohë për të parë ndonjë përfitim. Nëse vuani nga myku i këmbëve duhet të zhysni 5-6 qese çaji jeshil në një litër ujë të ngrohtë e në të , të mbani këmbët për 10 minuta.

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit është i mirë për trajtimin e të gjitha formave të infeksioneve maja.Mund të konsumohet nga goja një lugë çaji në ditë, ose të aplikohet në lëkurë për të trajtuar probleme të ndryshme të lëkurës.