Anthony Joshua “gjunjëzohet” në Londër

Anthony Joshua është “gjunjëzuar” në mes të Londrës.
31 vjeçari ishte i pafuqishëm që ta mposhtë Oleksandr Usyk, shkruan Shqip.com.
Ukrainasi ishte fenomenal nga raundi i parë dhe qëndrushmëria e tij në ring iu shpërblye me fitore.
Për 34 vjeçarin kjo ishte fitorja e 19-të në karrierë.

Edhe pse takimi ishte tejet i “fortë” nga fillimi e deri në fund, u desh të pritej deri në përfudnimin e 12 raundeve që të shpallet fituesi.
Pas këtij takimi, Kampioni i ri i Botës u shpreh: Kjo do të thotë kaq shumë për mua, është e pabesueshme. Lufta shkoi saktësisht ashtu siç e prisja, kishte disa momente ku Anthony më shtyu, por nuk ishte asgjë e veçantë. Dymbëdhjetë vjet më parë gruaja ime më tha po, dhe unë e festova këtë me fitore.”
Në anën tjetër, Joshua është mposhtur për herë të dytë në këtë nivel të garave./Shqip.Com