Sport Ndërkombëtar

Ansu Fati mund të befasojë me skuadrën e re

Anësori i Barcelonës, Ansu Fati po lidhet me një transferim shokues të Wolves në verë.

Sulmuesi ka luftuar për një vend titullar në skuadrën e drejtuar nga Xavi Hernandez.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Barça dëshiron të “heqë qafe” Fatin për të mbledhur fonde për blerje të tjera.

Burimi i tyre bën të ditur se Wolves janë të përgatitur të ofrojnë 30 milionë euro dhe Ruben Neves për të siguruar anësorin.

Nëse Fati do të dëshironte të luante për një klub që nuk është në ndonjë garë evropiane sezonin e ardhshëm është një çështje tjetër.

Ai mund të shpresojë që një klub i Ligës së Kampionëve të jetë i interesuar për shërbimet e tij kur të hapet afati i transferimeve.

/Shqip.com