“Ansu Fati e kurorëzon dashurinë me Barcelonën”

Numri dhjetë i Barcelonës do të djersitet nga Ansu Fati, deri në vitin 2027.
Kështu të paktën qëndron sipas kontratës së re, që 18 vjeçari e ka nënshkruar me katalunasit, shkruan Shqip.com.
FC Barcelona, ka konfirmuar në rrjetet sociale, se kanë arritur marrëveshje me futbollistin në fjalë për të vazhduar kontratën për edhe gjashtë vitet e ardhshme.
Ndërsa, për detajet tjera, nuk dihet ende asgjë.
Katalunasit, janë duke i “blinduar” talentët e tyre, ndonëse janë duke kaluar nëpër një krizë të thellë financiare. Para disa ditëve, ata vazhduan bashkëpunimin edhe me Pedri Gonzales, që së bashku me Fatin, konsiderohen si e ardhmja e skuadrës.
Ansu, është rikthyer nga lëndimi pas më shumë se gjashtë muajsh qëndrim jashtë fushës së gjelbër dhe po merr minuta dalëngadalë.
Ai është një futbollist i veçantë për katalunasit pasi ka dalë nga akademia “La Masia”.

Rekordet e Ansu Fati-t deri më tani:
1) Debutuesi i dytë më i ri i Barcelonës në La Liga
2) Golashënuesi më i ri i Barcelonës në Liga
3) Debutuesi më i ri në Camp Nou
4) Lojtari më i ri që ka shënuar dhe asistuar në një ndeshje të Ligës
5) Golashënuesi më i ri në Camp Nou
6) Debutuesi më i ri i Barcelonës në Ligën e Kampionëve
7) Lojtari i dytë më i ri për Spanjën U-21
8) Golashënuesi më i ri i Barcelonës në Ligën e Kampionëve
9) Lojtari më i ri që ka shënuar dygolësh në La Liga
10) Lojtari i dytë më i ri për kombëtaren spanjolle Spanjën
11) Golashënuesi më i ri me kombëtaren spanjolle
12) Lojtari më i ri që ka shënuar dy gola në Ligën e Kampionëve
13) Së bashku me Pedrin, dyshja e parë nën 18 vjeç që shënuan në të njëjtën ndeshje të Ligës së Kampionëve
14) Lojtari me më së shumti gola në La Liga, nën moshën 18 vjeçare/Shqip.com