Kulturë

Ansambli “Shota” zë vendin e dytë në mesin e 19 shteteve, në Bursa të Turqisë

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”, ka zënë vendin e dytë në festivalin ndërkombëtar në Bursa të Turqisë.

Ansambli “Shota”, ishte në konkurrencë më 19-të shteteve të tjera.

Ndërkaq, vendin e parë e mori Gjeorgjia, kurse të të tretin Uzbekistani.

Ansambli “Shota” konsiderohet dhe vepron si Ambasadore Kulturore e Kosovës. Duke paraqitur këngë, valle e kostume nga Krahina të ndryshme shqiptare.