Kulturë

Ansambli “Shota” në festivalin e Brukselit, Kosova prezantohet me fusnotë

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin “Ballkan Trafik”.

Fesrivali mbahet nga 28 prill deri më 1 maj 2022 në Bruksel të Belgjikës.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të Festivalit, Kosova është përfaqësuar me fusnotë.

“Shota”, do të prezantohet në Bruksel, Namur dhe Charleroi në Belgjikë.

Ansambli “Shota” konsiderohet dhe vepron si Ambasadore Kulturore e Kosovës. Duke paraqitur këngë, valle e kostume nga Krahina të ndryshme shqiptare.