Ekonomi Biznes

Ankohen gastronomët: Qeveria na ka poshtëruar

Foto e ilustruar

Gastronomët janë ankuar – thonë se vazhdimisht gjatë pandemisë janë “poshtëruar” e “nëpërkëmbur” nga Qeveria.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka thënë se “Qeveria e Kosovës dhe institucionet relevante për asnjë moment të vetëm nuk e përkrahën dikasterin e gastronomisë në mbijetesën e tyre”.

Madje thotë se disa kamerier e kanë rrogën me zbritje për shkak të situatës.

“Ishim ne, Shoqata e Gastronomëve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni JU”, tha ai.

Por, ka paralajmëruar se sektori i gastronomisë është në shuarje.

“Nejse, nuk ka mbetur edhe gjatë siç duket, që gastronomia të shuhet si fushë ekonomike dhe atëherë hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem më i madh, sesa vet virusi, ndaj te cilit asnjëherë nuk fituat”, pohoi ai. /Shqip.com