Lajme

Anketa e IRI: 83 % e kosovarëve e shohin Serbinë si kërcënimin kryesor

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Foto: AP
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Foto: AP

Në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsiderohet si kërcënimi më i madh, sipas hulumtimit të fundit shumëkombësh të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Kosovë, qytetarët janë përgjigjur me shumicë absolute prej 83 për qind se Serbinë e shohin si kërcënimin kryesor, në Shqipëri me 36 për qind kurse në Bosnje e Hercegovinë, 27 për qind e qytetarëve, raporton Klan Kosova.

Ndërkaq, shteti që konsiderohet kërcënim për Kosovën, Shqipërinë e BeH-në, si kërcënimin kryesor e sheh ShBA-në me 36 për qind të qytetarëve, kurse në Mal të Zi kjo shifër për amerikanët shkon në 19 për qind.

Anketa e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në vendet e Ballkanit Perëndimor

Por, në mesin e shteteve që qytetarët e Serbisë i shohin si kërcënim për vendin e tyre është edhe Kosova. 10 për qind e të anketuarve e kanë dhënë këtë përgjigje, duke e renditur vendin tonë në pozitën e tretë për nga kërcënimi që iu kanoset atyre. E në të dytin me 18 për qind, serbët e shohin Shqipërinë si kërcënimin më të madh.

Shqipëria, nga ana e saj, pas Serbisë (36%), si kërcënim kryesor e sheh Rusinë (32%) dhe Greqinë (9%).

Në Mal të Zi, qytetarët janë të ndarë në çështjen se kush është kërcënimi më i madh për shtetin e tyre: 19 për qind e të anketuarve kanë thënë ShBA-ja, kurse 17 për qind e konsiderojnë Rusinë: përderisa 10 për qind mendojnë se Serbia është kërcënimi kryesor për Malin e Zi.

Për 23 për qind të maqedonasve, Bullgaria është kërcënimi kryesor për vendin e tyre, e pasuar nga Rusia me 12 për qind dhe Kosova me 10 për qind.

/Shqip.com