Sport Shqiptar

Anis Mehmeti: Ftesa nga Shqipëria është ëndërr për mua dhe për familjen

FOTO: FSHF
FOTO: FSHF

Futbollisti më i ri i Kombëtares së Shqipërisë mesfushori Anis Mehmeti, i cili aktivizohet te Bristol City, ka thënë se ftesa nga Shqipëria është tashmë një ëndërr e realizuar për të dhe familjen e tij, ndërsa theksoi se është gati të luajë nga minuta e parë kundër Polonisë.

“Unë jam gati të luaj edhe sulmuesin majtas edhe sulmuesin 10-sh. Jam gati të bëj gjithçka. Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar. Kemi skuadër shumë të fortë dhe gjithë ata lojtarë që luajnë për kampionat janë shumë të fortë dhe po, besoj që do shkojmë në Poloni për të fituar. Ftesa nga Shqipëria është ëndërr për mua dhe për familjen që të luaj për Kombëtaren shqiptare dhe të vesh fanellën kuqezi. Kam folur edhe me trajnerin Sylvinho”, ka thënë Anis Mehmeti në konferencën për media.

“Jam gati që të luaj nga minuta e parë në Poloni dhe të jem pjesë e formacionit titullar. Kundërshtari polak – Polonia ka një skuadër shumë të fortë, por ne jemi të përqendruar tek ajo që do bëjmë ne në fushë. Ata kanë Leëandoëskin, por ne jemi gati të luajmë lojën tonë”, tha ndër të tjera Mehmeti.

/Shqip.com