Lajme Botë

Anija me 800 pasagjerë me COVID-19 ankorohet në Sydney

Një anije turistike me rreth 800 pasagjerë me COVID-19 është ankoruar në Sydney, të Australisë.

Anija e lundrimit Majestic Princess mbërriti në Circular Quay, pasi kishte lundruar nga Zelanda e Re, raporton BBC.

Rreth 4,600 pasagjerë dhe ekuipazh ishin në bordin e anijes kur ajo u ankorua – që do të thotë se rreth një në pesë kishte COVID.

Marguerite Fitzgerald, presidentja e operatorit të lundrimit Carnival Australia, tha se një numër i madh rastesh filluan të zbuloheshin rreth gjysmës së udhëtimit 12-ditor.

Të gjitha rastet ishin ose asimptomatike ose të lehta simptomatike, tha ajo.

Stafi do të ndihmojë të gjithë mysafirët që kanë rezultuar pozitivë “me aksesin në transportin privat dhe akomodimin për të përfunduar periudhën e tyre të izolimit”, tha ajo. Anija do të niset së shpejti për në Melburn.

Përhapja vjen ndërsa rastet e Covid rriten në të gjithë Australinë.

/Shqip.com