Sport Shqiptar

Anglia U21 me lehtësi mposht Kosovën

Kombëtarja e Kosovës U21 nuk ka arritur t’i bëjë ballë Anglisë.

Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat të thellë 5:0, në të mirë të “Tre Luanëve”.

Pas 45 minutave të parë Kosova ishte duke humbur me rezultat 2:0.

“Tre luanët” e nisën më mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e dytë me anë të Keane Lewis-Potter.

Derisa, 10-të minuta më vonë ata dyfishuan epërsinë me golin e Anthony Gordon.

Kosova pati disa mundësi me anë të kundërsulmeve, por nuk arriti t’i shfrytëzoj ata, duke mos e rrezikuar portën kundërshtare.

Në pjesën e dytë Anglia gjeti edhe tri gola të tjerë.

Archer shënoi dy gola fillimisht në minutën e 52, pastaj edhe në minutën e 72.

Kurse për golin e pestë shënoi një autogol Krasniqi, pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Ndeshjen e radhës “Dardanët” do të përballen me Shqipërinë të dielën, kurse Anglia përballet me Sloveninë.

Kosova gjendet në grupin G, dhe është në vendin e katërt me 11 pikë, kurse Anglia në vendin e parë me 25 sosh./Shqip.com