Sport Ndërkombëtar

Anglia U19 e “fortë” për Kosovën

Kosova mposhtet nga Anglia

Përfaqësusesja e Kosovës U19 ka pësuar humbje në udhëtim tek Anglia, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e grupmoshave.

“Dardanët” u mposhtën me rezultat 0-2, duke duke e pësuar humbjen e parë pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin G, transmeton Shqip.com.

Për anglezët, golin e parë e shënoi Rhian Brewster nga pika e bardhë, kurse rezultatin përfundimar 2-0 e “vulosi” Cole Palmer në minutën e 27-të.

Pas kësaj ndeshje, Kosova gjendet në vendin e pestë me tre pikë, ndërsa Anglia ka pikë të njëjta, por gjendet në vendin e dytë pasi ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe posedon golaverazh më të mirë.

Lidere e këtij grupi mbetet Republika Çeke, me pikë maksimale nga dy ndeshjet e zhvilluara./Shqip.com

https://twitter.com/amanatszn/status/1435327879714324486?s=20
Goli i shënuar nga Rhian Brewster