Anglia i jep fund kufizimeve dhe masave anti-COVID
Të gjitha kufizimet për Covid-19, do të largohen në Angli të enjten dhe testimi masiv falas do të ndalojë që nga 1 prilli.
Kryeministri Boris Johnson u tha deputetëve se detyra ligjore për tu izoluar për ata që rezultojnë pozitivë do të hiqet pasi ai zbuloi planin e tij “të jetosh me Covid”, shkruan BBC.
Ndërsa që nga 1 prilli, ofrimi i testimit falas do të synohej për më të cenuarit, tha Boris Johnson.
Partitë opozitare thanë se plani i kryeministrit për të dalë nga pandemia kishte ecur shumë shpejt dhe shprehën shqetësimin për zvogëlimin e testimit falas.
Ai e përshkroi pandeminë si “dy nga vitet më të errëta, më të zymta në historinë tonë të kohës së paqes”.
Megjithatë, ai tha se kombi kishte kaluar kulmin e Omicron, me raste në rënie dhe pranime në spital.
Dhe ai tha se vendi tani mund të përfundojë “tranzicionin e kthimit drejt normalitetit” duke ruajtur kontigjencat për t’iu përgjigjur një ringjalljeje Covid ose një variant të ri.