Anglia fiton thellë ndaj Senegalit dhe kualifikohet tutje në Kupën e Botës
Publikuar:
(04.12.2022 21:59:18)

Anglia është çerekfinalisti i katërt i Kupës së Botës që po mbahet në Katar.
“Tre Luanët” triumfuan 3:0 ndaj Senegalit në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Jordan Henderson e kaloi Anglinë në epërsi në minutën e 38-të të ndeshjes, pas një asistimi nga Jude Bellingham.
Rezultati u dyfishua në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Harry Kane shënoi për 2:0.
Në pjesën e dytë, “Albionët” shënuan edhe njëherë tjetër nëpërmjet Bukayo Sakas në minutën e 57-të të ndeshjes.
Tani Anglia do të përballet me Francën në fazën çerekfinale.
/Shqip.com