Sport Ndërkombëtar

Anglia e pret Gjermaninë në shtëpi

Angli-Gjermani

Në “Wembley Stadium” do të zhvillohet kryendeshja e sontme në Ligën e Kombeve.

Anglia do e pret Gjermaninë – me fillim nga ora 20:45.

“Tre Luanët” janë totalisht jashtë objektivave – pasi gjenden në pozitën e fundit – me vetëm dy pikë dhe tashmë kanë rënë – në Ligën B.

Në anën tjetër – gjermanët kanë grumbulluar gjashtë pikë dhe me një fitore eventuale dhe një humbje të Italisë – do të ngriten në pozitën e dytë – të Grupit 3.

Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick – ka arktuar një fitore dhe tre barazime, teksa është mposhtur tre herë.

Teksa, Anglia është ende pa asnjë fitore – pasi ka regjistruar tre humbje dhe dy barazime.

Lider i këtij grupi është Hungaria – me dhjetë pikë të grumbulluara./Shqip.com