Sport Ndërkombëtar

Anglia barazon me Sllovakinë, koha për shtesën

Anglia dhe Sllovakia barazuan 1-1, me ndeshjen që do shkojë në shtesë (Euro 2024). Të besuarit e trajnerit Calzona ndëshkuan britanikët në minutën e 25-të, me anë të Shcranz, i cili finalizoi në mënyrë perfekte një aksion të bukur.

Minutat e para ishin mjaft të luftuara, të dyja skuadrat u përpoqën që të krijojnë mundësi, duke bërë kështu që ndeshja  të jetë mjaft interesante.

Ekipi i Southgate pretendoi penallti (23’) pas një rrëzimi në zonë, por pas një kontrolli me VAR, arbitri turk Meler sinjalizoi vijimin e lojës.

Në fillimin e pjesës së dytë, Foden vendosi ekuilibrat por goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Anglia shtoi presionin dhe në “frymën e fundit” dërgoi shifrat në 1-1 me Bellingham, duke dërguar ndeshjen në shtesë.

/Shqip.com