Angli – Itali: Formacionet zyrtare dhe faktet e ndeshjes
“The Three Lions” kërkojnë hakmarrjen ndaj “Azurri” për humbjen në finale të Euro 2020.
Në kuadër të Ligës së Kombeve, të dyja skuadrat do të hyjnë në fushë për fitore, me Italinë që kryeson grupin me katër pikë – teksa Anglia është e fundit me një sosh.
Trajneri, Gareth Southgate ka vendosur për formacionin 4 – 3 – 3.
Your #ThreeLions to take on Italy! 🏴 pic.twitter.com/0UACsiZQxR
— England (@England) June 11, 2022
Gardiani i Arsenal, Aaron Ramsdale starton mes shtyllave, me Maguire dhe Tomori para tij në qendër të mbrojtjes. Kurse për krahët në defanzivë do të përkujdesen Reece James dhe Kirean Trippier.
Ward-Prowse se bashku me Declan Rice dhe Mason mount janë angazhuar në mesin e fushës, ndërsa shërbehen nga treshja e sulmit e përbërë nga Abraham i Romës dhe Sterling e Grealish të Cityt.
Shtrirje të ngjashme në fushë është vendosur edhe nga tekniku italian, Roberto Mancini.
Our starting XI to take on England 📋#ENGITA #NationsLeague #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/1qnubf7x2v
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) June 11, 2022
Donnaruma është i padiskutueshmi në portë.
Katërshja: Acerbi, Gati, Dimarco deh Di Lorenzo mbajnë linjën e fundit të mbrojtjes.
Mesfusha i takon Tonalit të Milaos, Locatellit të Juves dhe Frattesit të Sasuolos.
Bashkëlojtari i këtij të fundit, Gianluca Scamacca do të jetë në qendër të sulmit duke rrezikuar portën e ishullorëve së bashku me Pellegrinin dhe Pessina.
Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre dy kombëtareve, Italia ka avantazhin pasi ka triumfuar në dy prej dyre, dy të tjera janë ndarë në paqe dhe vetëm një është fituar nga Anglia.
Drejtësia i është besuar gjyqtarit kryesor polak, Szymon Marciniak.
Dueli nis sonte nga ora 20:45, në terrenin e Wolvherampton Wanderers, stadiumin “Molineux”.
Përndryshe, në të njëjtën kohë luhen edhe sfidat mes Hungarisë dhe Gjermanisë, Holandës dhe Polonisë si dhe Uellsit kundër Belgjikës./Shqip.com